Një 52-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një vilë familjare në Kabash të Prizrenit.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Sipas Bytyqit, Policia ka iniciuar rastin si “Hetim i vdekjes”, dhe po vazhdon me procedurat hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave.
“Me datën 25.08.2025 rreth orës 00:50, policia ka pranuar informacion nga familjarët se një person (F.R.) mashkull, rreth 52 vjeç, nga fshati Korishë i Prizrenit, është gjetur pa shenja jete në vilën pushimore familjare në fshatin Kabash të Prizrenit. Njësitë policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme, duke mbledhur prova dhe dëshmi lidhur me rastin”.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML)”, tha Bytyqi.
27 vjet pa djemtë dhe bashkëshortin e saj, Ferdonije Qerkezi...
Pas prishjes së ndërtimeve pa leje, Rama: Hapen rrugët për L...
Nëntë anëtarë të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhan...
Haxhiu: Kërkesat për takime me opozitën do të vazhdojnë, sea...
Kurti në Francë, Vuçiq pretendon se kryeministri mund të kër...
Ndeshja historike, Rama thirrje kryetarëve të komunave: T’i ...