Në ditët e nxehta të verës, shumë njerëz përballen me vështirësi për të fjetur natën për shkak të temperaturave të larta.
Një moment të vjen nxehtë, më pas freskohehesh pak, dhe sërish e ndjen vapën – një cikël që duket pa fund.
Por një truk i thjeshtë me dyert mund të ndihmojë.
Nëse po përdorni ventilator, mbyllja e dhomave që nuk përdoren gjatë ditës mund të ndihmojë në përqendrimin e ajrit të freskët atje ku është më e nevojshme.
Nga ana tjetër, hapja e dyerve në mbrëmje ndihmon në qarkullimin e ajrit dhe parandalon ndjesinë e ngufatjes brenda shtëpisë.
Gjithashtu, rekomandohet që të përshtatni shtratin me kushtet e motit.
Dyshekët tradicionalë, që janë më të rëndë, thithin nxehtësinë e trupit dhe të ambientit përreth – gjë që është ideale në dimër, por më pak e përshtatshme në verë. Një zgjidhje më e mirë për periudhat e nxehta është përdorimi i një mbështjellësi (toperi) prej bambuje, i cili nuk ruan nxehtësinë në të njëjtën mënyrë.
Përveç ambientit, është e rëndësishme të mbani edhe trupin tuaj të freskët. Vishuni me rroba të lehta, të lirshme dhe prej materialesh natyrale si pambuku ose linoja.
Për lehtësim të shpejtë nga vapa, mund të përdorni një paketë akulli, një shishe uji të mbushur me ujë të ftohtë ose një leckë të lagur të vendosur në kyçe apo në shputat e këmbëve. /Telegrafi/
Hidhet shorti i Ligës së Kampionëve – gjigantët evropianë më...
Dy të rinj shqiptarë vdesin në aksident tragjik në Itali
Zelensky i përgjigjet ftesës së Putinit për t’u takuar në Mo...
“Liria ka Emër” takon kryetarin e Podujevës, Bulliqi jep mbë...
Kurti për manipulimin me vota: Ka mundësi për gabime teknike...
Pretendimet për mashtrim me dronin “Skifter”, Kurti: Nuk mun...