Një person i dënuar me 20 muaj burg për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë” është ekstraduar të mërkurën nga Italia në Kosovë, pas një periudhe të gjatë shmangie nga drejtësia.
Sipas njoftimit, i dënuari F.Xh., 34 vjeç, nga fshati Mushtisht i Komunës së Suharekës, ishte me qëndrim të përkohshëm në Itali kur u arrestua në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, shkruan Arbresh.info.
“I njëjti me aktgjykim të plotfuqishëm (nga data 16.02.2019) nga Gjykata Themelore në Prizren është dënuar me njëzet (20) muaj burg, por i njëjti iu ka shmangur vuajtjes së dënimit. I ekstraduari është dorëzuar nga autoritetet kompetente italiane në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ku është pranuar nga zyrtarët policor të Stacionit Policor Suharekë, dhe më pas është dërguar në Qendrën e Paraburgimit”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës falënderon autoritetet italiane për bashkëpunimin ndërinstitucional dhe mbetet e përkushtuar në zbatimin e urdhër-arresteve dhe procedurave ligjore në funksion të drejtësisë dhe sigurisë publike./Arbresh.info/
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit
Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dron...
Nis shqyrtimi i amandamenteve për zgjedhjen e Presidentit ng...
Arbeloa sa i përket garës për titull: Jemi katër pikë prapa,...
Haxhiu mbështet Osmanin: Presidenti të zgjidhet nga populli
Qeveria mbajti mbledhje elektronike, merren disa vendime