Në vijim të punës së intensifikuar të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, gjatë sezonit veror, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, është goditur një rast i kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë.
Në PKK Goricë, në hyrje të RSh-së, shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjetin me drejtues shtetasin D. Xh., në të cilin konstatuan një depozitë rezervë me një sasi nafte, për të cilën shtetasi D. Xh. nuk kishte ndonjë dokument apo faturë.
Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin D. Xh., 61 vjeç, banues në fshatin Belorta, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme./tch
EKSKLUZIVE/ Solomon në “udhëkryq” mes Vushtrrisë dhe Lirisë,...
KQZ: Në përfaqësitë diplomatike lejohet votimi edhe me dokum...
Në prag të Vitit të Ri, Policia e Kosovës shpërndanë dhurata...
Ballkani e mbyll gjysmëstinorin si kampion në Superligën e K...
Vuçiq fton serbët ta votojnë Listën Serbe, më 28 dhjetor
KOSTT: 4 blloqe prodhojnë energji 800 megavat në orë, konsum...