Juventusi nuk i ndahet Zhegrovës, hap një raund të ri bisedimesh me Lillen për yllin dardan

23:27 | 18 Gusht 2025
D.H

Juventusi ka zhvilluar sot një raund të ri bisedimesh për Edon Zhegrovën, i cili vazhdon të mbetet një nga emrat kryesorë në listën e tyre të dëshirave.

Megjithatë, për “Zonjën e Vjetër” një faktor vendimtar është e ardhmja e Nico González, raporton Fabrizio Romano.

Futbollisti argjentinas është në radarin e Atlético Madrid, por ende nuk është arritur asnjë marrëveshje mes palëve.

Nga ana tjetër, Olympique de Marseille vazhdon të këmbëngulë fuqishëm për transferimin e yllit të Kosovës, duke e bërë garën edhe më të nxehtë.

Kujtojmë se Edon Zhegrova ka njoftuar se dëshiron të largohet nga Lille, dhe drejtuesit e klubit nuk e kanë penguar futbollistin kosovar.

Ai ka një kontratë që e mban të lidhur me klubin deri në qershor të vitit të ardhshëm, andaj klubi francez synon ta shes Zhegrovën këtë verë që të përfitojë para nga kartoni i tij.

Lille synon të përfitojë nga ylli dardan rreth 15-20 milionë euro. Kujtojmë se ai tek francezët u transferua në janar të vitit 2022 nga Baseli./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme