Në Komunën e Istogut është shënuar një incident teknik si pasojë e një rrjedhjeje të klorit nga një gyp i dëmtuar.
Autoritetet komunale kanë reaguar me shpejtësi dhe njoftojnë se situata është tashmë plotësisht nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik për qytetarët.
Komuna e Istogut ka bërë të ditur se defekti është identifikuar dhe riparuar menjëherë nga ekipet kompetente. Uji i pijshëm nga burimi i Istogut është i pastër dhe i sigurt për konsum, ndërsa furnizimi me ujë po vazhdon normalisht.
“Në vendngjarje ka qëndruar edhe drejtori i Emergjencave, z. Xhevat Demaj, i cili ka mbikëqyrur nga afër menaxhimin e situatës dhe ka konfirmuar se nuk ka rrezik për shëndetin publik”, thuhet në njoftim.
Komuna e Istogut, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, do të vazhdojë monitorimin e rregullt të cilësisë së ujit, për të siguruar standardet më të larta të sigurisë për qytetarët.
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...
Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i ci...
KFOR vazhdon patrullimet përgjatë kufirit, synohet ruajtja e...
SHBA-ja konfirmon se Rusia po i ofron Iranit informacione pë...