Arsenal e ka nisur me fitore sezonin e ri në Premier League, duke mposhtur në udhëtim Manchester United me rezultat 1-0.
Goli i vetëm në këtë takim u shënua në fillim të ndeshjes, saktësisht në minutën e 13-të, ku realizoi Riccardo Calafiori, shkruan Arbresh.info.
Pas golit të pranuar, Man United intensifikoi sulmet ku në minutën e 25-të rrezikoi me Bryan Mbeumon, por goditja e tij u bllokua.
Pesë minuta më vonë edhe Dorgu rrezikoi por pa sukses. Një tjetër rast pati edhe Cunha në minutën e 33-të por Raya ishte në vend.
Man United vazhdoi sulmet me Mount e Mbeumo edhe në pjesën e dytë, por pa rrezik.
Ndërkohë Arsenali rrezikoi nga ndërprerjet dhe luajti më mbrapa priti të rrezikojë nga kundërsulmet deri në fund të takimit.
Gola nuk pati deri në fund dhe skuadra e Mikel Artetas arkëtoi tre pikët e para këtë sezon.
Takimin e radhës, Man United e luan në udhëtim tek Fulhami, kurse Arsenali do të përballet në shtëpi me Leedsin./Arbresh.info
Nwaneri pritet të huazohet tek gjiganti francez
Ajova vlerëson partneritetin me FSK-në: Mbi 15 vjet bashkëpu...
Arrestohet i riu që vrau me çekiç 57-vjeçarin në Krujë, në p...
Vrasja në Dumnicë, i akuzuari thotë se për vrasjen e viktimë...
Rikthehet Salah, por Liverpooli do ta ketë një mungesë të ma...
Zvicra synon rritjen e numrit dhe zgjatjen e misionit të ush...