Një person në Deçan ka tentuar ta rrëmbejë një të mitur me të meta mendore.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari i panjohur e ka rrëmbyer me veturë të miturën me të meta mendore, e cila ishte në rrugë pranë shtëpisë së saj.
Bëhet e ditur se ankuesi se bashku me dëshmitarin i janë vënë pas veturës dhe kanë arritur ta ndalin dhe të marrin viktimën të cilën e kanë dërguar në shtëpi. Ndërkaq i dyshuari është arratisur në drejtim të pa njohur.
“Njësitet policore kanë gjetur dhe sekuestruar veturën e braktisur rreth 3 km nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, e njëjta nuk ka pasur lëndime fizike sipas raportit të mjekut, por vetëm shqetësim. Rasti duke u hetuar”, thuhet tutje në njoftim.
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...