Tre pushues janë shpëtuar nga Policia Kufitare e Vlorës pasi rrezikoheshin në det, rreth një milje larg bregut, në zonën e plazhit të Ujit të Ftohtë.
Sipas njoftimit, një shtetase që po lundronte me kanoe kërkoi ndihmë, pasi nuk ishte në gjendje të kthehej në breg. Dy pushues të tjerë hynë në det për t’i ardhur në ndihmë, por edhe ata u rrezikuan për shkak të distancës së madhe.
“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, mjeti lundrues i Policisë Kufitare u nis drejt vendit të ngjarjes dhe arriti të marrë në bord të tre pushuesit, të cilët u nxorën në breg në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftim.
Policia Kufitare e Vlorës thekson angazhimin e saj 24/7 për sigurinë e pushuesve dhe u bën thirrje qytetarëve që, në çdo rast emergjence, të telefonojnë menjëherë në numrin 112./rtk
Berisha thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së 10 shk...
ZYRTARE: Atletico Madrid transferon Ademola Lookman
Aksident ajror në Rusi, vdesin tre persona
Gjesti rikthehet pas një kohe të gjatë edhe në rrjete social...
Dogana dhe Policia e Kosovës konfiskojnë rreth 2 kg kokainë ...
A mund të izolohet Lista Serbe nga Vetëvendosja?