Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka certifikuar sot dy subjekte për zgjedhjet lokale të tetorit.
“Lidhja e Prishtinës” nuk është certifikuar pasi u tha se është brend dhe pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërkaq iniciativa qytetare “Lëvizja për Bashkimin e Shqipëtarëve”, për shkak të gabimit drejtshkrimor në fjalën “Shqipëtarëve”.
E lidhur me këtë ka reaguar sot Eugen Cakolli nga KDI.
“KQZ-ja paska vazhduar sot me praktikën (e kahershme) aq sa kundërligjore, aq edhe të pakuptimtë e të çuditshme të cenimit të së drejtës kushtetuese të subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhje – vetëm për shkak të emrit të tyre.”, shkruan Cakolli.
Ai tha se me insistimin e LDK-së një iniciativë u refuzua sepse emri i saj i ngjante një slogani të vitit 2017, Iniciativa tjetër u refuzua vetëm pse kishte një gabim drejtshkrimor në emër.
“Asnjë parti nuk ka monopolin mbi brendet, e aq më pak mbi kujtimet e fushatave të kaluara. Në anën tjetër, është qesharake që refuzimi të bëhet për shkak të gabimeve drejtshkrimore, thua ti se anëtarët e KQZ-së janë lektorë.”, tha në fund ai./Arbresh.info
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...