Oleksandr Merezhko, kryetari i komisionit parlamentar të Ukrainës për çështjet e jashtme, tha këtë mëngjes se mendon që aspekti më mbresëlënës i samitit ishte trajtimi i ngrohtë i Trumpit ndaj Putinit.
“Në mendjen time nuk mund të mos mendoj për këtë skenë të neveritshme në Zyrën Ovale – takimin me Zelenskyn”, thotë ai, duke iu referuar përplasjes së Trump në shkurt me presidentin ukrainas në Shtëpinë e Bardhë, shkruan BBC.
“Presidenti ukrainas u trajtua shumë agresivisht. Dhe mbrëmë pamë armikun e Shteteve të Bashkuara, Putinin, të trajtohej ngrohtësisht, i pritur si një personalitet i madh Nga këtu në Kiev, respekti i Trump ndaj Putinit duket si një poshtërim për SHBA-në”, thotë Merezhko.
Duke shtuar se kjo është gjithashtu një goditje për Ukrainën.
“Shtetet e Bashkuara janë aleati ynë. Putini është një armik, një diktator”, thotë deputeti.
Merezhko thotë se është gjithashtu i habitur që vetëm dy muaj më parë një qytetar amerikan u vra nga një sulm rus në Kiev .
“Amerika ka qenë gjithmonë krenare që presidenti mbron qytetarët e saj. Tani ja ku është presidenti, duke shtrënguar duart me dikë përgjegjës për vrasjen e një qytetari amerikan”, përfundoi ai.
27 vjet nga masakra e Lybeniqit
51 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 1 mijë 700 tik...
Kurti i pikëlluar nga humbja e ‘Dardanëve’: Jemi shumë afër ...
Përfundon afati për deklarimin e pasurisë për zyrtarët publi...
Pas 52 vitesh, NASA dërgon sërish astronautë drejt Hënës
17-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Begaj: Mbet...