Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka kërcënuar sërish qytetarët me arrestime edhe pse së fundi u gjakos deputeti i opozitës, Predrag Mitroviq.
Ky i fundit është rrahur sonte gjatë një proteste në Beograd. Siç shihet në fotografitë e publikuara nga kjo parti dhe deputetë të tjerë, Mitroviq ka pësuar lëndime në kokë.
Ndërkohë, Vuçiq deklaroi se shteti do të reagojë më mirë se sonte, duke paralajmëruar më shumë arrestime në Novi Sad, raporton nova.rs.
“Njerëzit patën mundësi sonte të shohin gjithçka dhe të kuptojnë gjithçka. Ditëve të kaluara dikush mund të kishte thënë se përkrahësit e SNS-së kanë bërë diçka, kanë sulmuar dikë… Sonte të gjithë pamë se këta janë njerëz që po shkatërrojnë pronën e të tjerëve duke kryer vepra penale dhe duke ushtruar terror në vend. Në një nga televizionet kriminale u tha se gjithçka po kalon qetë, vetëm po shkatërrohen zyrat e një partie politike. Kjo nuk ka ndodhur as në kohën e Hitlerit, që dikush të flasë në atë mënyrë për shkatërrimin e pronës së dikujt tjetër”, deklaroi ai.
Vuçiq tha se katër persona janë tashmë të arrestuar.
“Një pjesëtar i UKP-së (Drejtoria për Luftimin e Krimit të Organizuar) është lënduar rëndë, e kanë sulmuar bllokuesit,” deklaroi ai dhe shtoi se “bllokuesit mbrëmë donin të djegin njerëz të gjallë”.
“Mund ta imagjinoni çfarë do t’u kishin bërë mbrëmë njerëzve që ishin brenda. Do të kishte 300 njerëz të djegur, si në Kishën e Glinskas!”, tha Vuçiq.
Ndryshe, selia e partisë në pushtet (SNS) në Novi Sad është sulmuar gjersa kishte edhe grafite anti-shqiptare në muret e saja.
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...