Media rumune gsp.ro i ka kushtuar një artikull Kosovës, në prag të ndeshjes mes Dritës nga Gjilani dhe FCSB-së së Bukureshtit.
Pavarësisht se Rumania nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ky portal rumun ka thurur lavde për vendin tonë.
Ata e kanë cilësuar Kosovën në veçanti Prishtinën si vendin më të lirë në Ballkan, duke theksuar çmimet e lira, jetën e natës si dhe rininë, transmeton Telegrafi.

Madje kanë bërë një krahasim me çmimet në Prishtinë me ato në Bukuresht, ku sipas tyre janë për afro 50 për qind më të larta.

Rumunët i kanë dhënë hapësirë të veçantë dhe kafiterive plotë gjallëri, objekteve moderne në Prishtinë si dhe veturat luksoze që janë shumë të shpeshta nëpër rrugët e kryeqytetit.

Sa i përket sigurisë, Prishtina është cilësuar si një prej vendeve më të sigurta, madje më të sigurta se shumë qytete tjera evropiane, përfshirë Berlinin, Romën dhe Parisin.

Kur flitet për popullsinë, ata theksuan se pavarësisht se në Kosovë janë 95 për qind myslimanë, feja është diskrete, alkooli shitet kudo, ku burka është një gjë e rrallë dhe shumica e kosovarëve nuk e praktikojnë fenë.
Gashani:Dyfishohet mbështetja financiare për sportistet dhe ...
Shqipëria synon ta shpallë Iranin shtet sponsor të terrorizm...
Qytetarëve u bëhet thirrje që nesër të shmangin pikëkalimin ...
Gjermania bëhet eksportuesi i katërt më i madh i armëve në b...
Albulena Haxhiu priti Shefin e OSBE-së në Kosovë, Gerard McG...
Kurti priti në takim ambasadorin jorezident të Irlandës për ...