LDK-ja garon me 28 kandidatët për kryetarë dhe 839 për asambletë

22:09 | 13 Gusht 2025
E.G

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka publikuar listën me kandidatët e saj për kryetarë të komunave në zgjedhjet e ardhshme lokale, që do të mbahen në 31 komuna të Kosovës.

LDK-ja garon me 28 kandidatët e saj për kryetarë dhe ka gjithsej 839 kandidatë për asambletë komunale, duke dëshmuar angazhimin e saj të vazhdueshëm për qeverisje të përgjegjshme dhe transparente.

Kandidatë të LDK-së përfaqësojnë një lidership të përkushtuar, të bazuar në integritet, përvojë dhe një vizion të qartë për zhvillimin e komunave të Kosovës. Ata janë të angazhuar për krijimin e mundësive më të mira për qytetarët dhe për një Kosovë të fortë dhe të zhvilluar ekonomikisht.

LDK beson në një të ardhme ku institucionet e Kosovës janë të forta, ku ekonomia është e qëndrueshme dhe qytetarët jetojnë në kushte më të mira. Në këtë rrugëtim për ndryshim dhe zhvillim, LDK fton të gjithë qytetarët të bashkohen për një të ardhme më të ndritur, përtej të zakonshmes.