Situata me zjarret në Shqipëri vazhdon të jetë alarmante.
Që nga dje fshatrat e Delvinës janë duke u përballur me zjarre masive teksa banorë janë evakuar ndërsa disa shtëpi janë djegur.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se është duke vazhduar puna intensive për shuarjen e zjarrit.
Ai përmes një postimi në Facebook tha se janë angazhuar 300 forca, 24 mjete dhe 2 helikopterë
“Në Delvinë vijon puna intensive e forcave në terren për izolimin dhe shuarjen e zjarrit. Në operacion janë angazhuar rreth 300 forca, 24 mjete dhe 2 helikopterë”, ka shkruar Rama./Arbresh.info
Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit