Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka publikuar disa këshilla të thjeshta për qytetarët, për t’i ndihmuar ata të mbajnë shtëpitë e tyre të freskëta dhe të sigurta gjatë temperaturave të larta verore.
Sipas njoftimit, rekomandohen këto masa:
Hapni dritaret në mbrëmje dhe gjatë natës, kur temperaturat e jashtme janë më të ulëta.
Gjatë ditës, kur temperaturat janë më të larta jashtë, mbillni dritaret dhe përdorni perde apo materiale mbuluese që pengojnë depërtimin e rrezeve të diellit.
Fikni sa më shumë pajisje elektrike.
Përdorni ventilatorë elektrikë vetëm nëse temperatura është nën 40°C.
IKShPK apelon për kujdes të shtuar gjatë valëve të të nxehtit dhe për zbatimin e këtyre masave për të shmangur mbinxehjen dhe pasojat shëndetësore që ajo mund të shkaktojë./Arbresh.info
Bayerni do t’u thotë lamtumirë tre lojtarëve para ndes...
Sulm në një postë në Pakistan, vriten 8 persona dhe plagosen...
Shqipëria i bashkohet qendrës së ekselencës së NATO-s për mb...
Nura: Lushtaku nuk është ftuar për intervistim, në momentin ...
Nis takimi mes Kurtit dhe Marta Kos në Prishtinë
Ndërron jetë zyrtari i Policisë së Kosovës, Sheqir Ferizi