Prokuroria Speciale ka thënë se është duke zhvilluar hetime në dy raste të ndara ndaj Mefail Shkodrës, të dyshuarit për vrasjen e trefishtë në Gjilan.
Sot Gjykata Themelore e Prishtinës konfirmoi se Mefail Shkodra dhe djali i tij, Edonisi, ishin liruar me 70 mijë euro dorëzani në tetorin e vitit të kaluar, mbi tre muaj pasi ishin arrestuar për fajde dhe detyrim në një aksion të Policisë në Gjilan.
Për këtë rast, Prokuroria ka thënë se kishte propozuar ndryshimin e masës së sigurisë, meqë nuk ekzistonin kushtet ligjore për paraburgim, teksa ka shtuar se rasti është në fazën e hetime dhe se po sigurohen prova në kuadër të bashkëpunimit juridik ndërkombëtare,.
“Njëkohësisht ndaj këtyre të pandehurëve kjo Prokurori ka sekuestuar 9 prona të paluajtshme në kuadër të këtij hetimi, dhe ka intervistuar të gjithë personat e përfshirë në këtë rast penal, në përputhje me standardet e përcaktuara në Kodin e Procedurës Penale. Theksojmë se rasti është ende në fazën e hetimeve, dhe gjithashtu janë duke u siguruar prova në kuadër të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Hetimi tjetër lidhet me një kallëzim penal të dorëzuar më 25 prill të këtij viti, nga ana e B.H.
“Menjëherë pas pranimit të informatave, në po të njëjtën ditë Prokuroria ka filluar të ndërmarrë veprimet hetimore dhe ka autorizuar hetuesit policorë për ndërmarrjen e masave dhe veprimeve të nevojshme ligjore. Në këtë rast, Prokuroria nuk ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, pasi në fazën fillestare të procedurës kanë qenë të nevojshme ndërmarrja e veprime të tjera hetimore me qëllim verifikimin e pretendimeve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në deklaratë.
Lidhur me mosparaqitjen e kërkesës për paraburgim, Prokuroria ka thënë se paraburgimi mund të kërkohet dhe të caktohet vetëm kur ekzistojnë prova të mjaftueshme dhe plotësohen kushtet ligjore të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale.
“Për më tepër, bazuar në raportet e Policisë, pas përfundimit të planit operativ, kontrollit të pronave të dyshuar, si dhe pas intervistës se të dyshuarve dhe ankuesit, nuk është pranuar asnjë informacion apo dëshmi që do të tregonte se ankuesi apo ndonjë anëtar i familjes së tij kanë qenë të kërcënuar nga ana e të dyshuarve”, theksohet në njoftim.
Ministria e Drejtësisë kërkoi sot nga Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokurorial, që të nisin masa procedurale ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të përfshirë në këtë rast, saktësisht lirimin e tyre në vitin e kaluar.
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq