Manchester United ka arritur marrëveshje të plotë me RB Leipzig për transferimin e sulmuesit slloven, Benjamin Šeško.
Marrëveshja është mbyllur për shumën prej 76.5 milionë euro, plus 8.5 milionë euro bonuse, duke e çuar vlerën totale të paketës në 85 milionë euro, shkruan Arbresh.info.
Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, Šeško ka pranuar kushtet personale dhe ka firmosur kontratë deri në vitin 2030.
Sipas Romanos, ai të martën kishte bërë të qartë se dëshira e tij e vetme ishte Manchester United.
Man United pati një garë të ashpër me Neëcastle për sllovenin mirëpo ia arriti ta fitojë në fund. Benjamin Šeško luajti për dy sezone tek Leipzigu.
Ai në 87 ndeshje shënoi 39 gola e dhuroi tetë asistime./Arbresh.info
View this post on Instagram
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...