Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndërmarrë masa ndaj dy personave juridik – kompani të autobusëve, për shkelje të rënda të rregullave të trafikut.
Sipas njoftimit, më 05.08.2025, në Ferizaj, gjatë kontrollit të dy autobusëve me targa vendore, është konstatuar se mungonin çertifikatat e kontrollit teknik gjashtëmujor, shkruan Arbresh.info.
Për këto kundërvajtje, në bazë të Ligjit për Automjete nr. 05/L-132, është shqiptuar nga një gjobë prej 500 euro për secilën kompani.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe aktivitete të intensifikuara për rritjen e sigurisë në komunikacion dhe respektimin e ligjit.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
PDK mban sot konferencë për media
FSHF i uron mirëseardhje Bujar Pllanës dhe Stavro Pilos me n...
Haxhiu: Bombardimet e NATO-s mbi objektivat serbe ndryshuan ...
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit që kanosi dëshmitarin...
Deputeti i VV-së për Kurtin: Është shumë i butë, i hareshëm ...
“Kur thërret Kombi” – Ramadani lë bashkëshorten në maternite...