Guvernatori i Illinoisit, JB Pritzker, nënshkruan ligjin që ndalon terapinë me inteligjencë artificiale në këtë shtet amerikan.
Me këtë veprim, Illinois është bërë shteti i parë në SHBA që ka rregulluar përdorimin e inteligjencës artificiale në shërbimet e shëndetit mendor. Ligji thekson se vetëm profesionistët e licencuar mund të ofrojnë shërbime këshillimi në këtë shtet dhe ndalon funksionimin e chatbotëve ose mjeteve të tjera të bazuara në AI si terapeutë të pavarur.
Ligji HB 1806, i titulluar “Ligji për mirëqenien dhe mbikëqyrjen e burimeve psikologjike”, gjithashtu përcakton se terapeutët e licencuar nuk mund të përdorin inteligjencën artificiale për të marrë “vendime terapeutike” apo për të kryer ndonjë formë të “komunikimit terapeutik”.
Ai vendos kufizime edhe për mënyrën se si profesionistët e shëndetit mendor mund të përdorin AI në punën e tyre për shembull, është e lejuar vetëm për mbështetje shtesë, si menaxhimi i termineve, faturimi dhe detyrat administrative.
Projektligji u miratua njëzëri në të dy dhomat e legjislaturës së Illinois-it, çka tregon mbështetje të gjerë dypartiake. Ligji është veçanërisht i rëndësishëm në kontekstin e planit të sapo zbuluar të administratës së presidentit amerikan, Donald Trump për AI-në, i cili parashikon një moratorium 10-vjeçar për çdo rregullim të inteligjencës artificiale në nivel shtetëror.
Ky zhvillim vjen gjithashtu në një moment kur kompania OpenAI ka njoftuar përmirësime në aftësitë e modeleve të saj për të zbuluar vuajtjet mendore ose emocionale dhe se do t’u kërkojë përdoruesve të bëjnë pauza gjatë bisedave jashtëzakonisht të gjata. /Telegrafi/
Rezoluta amerikane për Kosovën në NATO, Stradner: Sinjal i f...
Në prag të sezonit veror, kryetarja e Bashkisë së Vlorës: S’...
Ali Dula emërohet zëvendësministër i parë në Ministrinë për ...
Trump njofton tarifa 25% për automjetet e BE-së
Kurti përkujtoi të vrarët në masakrën në Nabërgjan të Pejës
Fetoshi: Kosova në NATO, rruga për paqen në Ballkan