Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se tri ditët vijuese, deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, janë tregues se në cilën rrugë do të shkojë Kosova, drejt stabilitetit, apo zgjedhjeve.
“Unë mbetem i bindur se Gjykata Kushtetuese duhet të riafirmojë parimin demokratik të vendimmarrjes nga shumica. Ajo duhet të rikthejë normalitetin institucional duke: I dhënë kohë të arsyeshme (30 ditë) partisë apo koalicionit të parë të përpiqet të zgjedhë Kryetarin/e e Kuvendit; Nëse nuk ka sukses, atëherë mundësia t’u kalojë deputetëve të Kuvendit që të zgjedhin një kandidaturë tjetër; Nëse dështon edhe kjo fazë, atëherë Presidenti/ja, në përputhje me nenin 84.2 të Kushtetutës, duhet të shpallë zgjedhje të reja brenda 45 ditësh”, shkroi ndër tjerash Gashi.
Ai shtoi se demokracia nuk duhet të bllokohet dhe institucionet duhet të funksionojnë.
Adem Jashari në krye, OVL-UÇK përkujton të gjithë dëshmorët ...
Kurti: Dita e dytë e takimit tërëditor të kabinetit qeverita...
Udhëheqësi iranian është gjallë e mirë, thotë ministri i Jas...
Zelensky: Ndihmojmë vendet e Lindjes së Mesme kundër dronëve...
MPB nis aplikimet për lejeqëndrim dhe regjistrim dokumentesh
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol