Qytetari i Kosovës, Behar Preniqi, është arrestuar mbrëmë nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Bajakovo, mes Serbisë dhe Kroacisë, me pretendimin se ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Por këto pretendime janë hedhur poshtë nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, e cila ka deklaruar se Behar Preniqi nuk figuron në asnjë nga listat arkivore të saj dhe nuk rezulton të ketë qenë ndonjëherë anëtar i organizatës.
Edhe familja e Preniqit ka kundërshtuar pretendimet e autoriteteve serbe, duke theksuar se në kohën e luftës ai ishte vetëm 16 vjeç dhe, për rrjedhojë, i mitur për të qenë pjesë e ndonjë force të armatosur.
Lidhur me këtë rast, ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, e cila ka shprehur shqetësim të thellë për rritjen e rasteve të arrestimeve arbitrare dhe të paprovokuara të qytetarëve kosovarë nga autoritetet serbe.
LEXO EDHE:
Kosovari Behar Preniqi arrestohet në Serbi, po vinte nga Gjermania
Radoniqi: Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pritet të s...
Platini: Komplot për të më larguar nga presidenca e FIFA-s
Hargreaves: Pavarësisht rezultateteve, bashkëpunimi i partiv...
Kapen mbi 30 mijë euro të padeklaruara në kufirin e Kosovës
24% e votave të numëruara: TOP 5 më të votuarit nga secila p...
Kongo, numri i të viktimave nga Ebola shkon në 100