Ekrem Kastrati, i Nismës Socialdemokrate synon edhe një mandat në krye të Malishevës.
Ai e bëri këtë të ditur përmes një njoftimi në Facebook.
“Të dashur qytetarë të komunës së Malishevës,
Sot po ju flas nga zemra, me mirënjohje të madhe dhe me ndjenjën e përgjegjësisë që e kam ndjerë çdo ditë që prej se ma keni besuar udhëheqjen e komunës sonë. Nuk është befasi, as për ju e as për mua, sepse kemi punuar bashkë, sepse kemi ndërtuar një drejtim të qartë, sepse kemi shumë punë përpara: Pra, do të rikandidoj për kryetar të komunës së Malishevës në zgjedhjet e 12 tetorit”, tha Kastrati transmeton Klankosova.tv.
Në mesazhin e drejtuar qytetarëve të Komunës së Malishevës, Kastrati tha se “ky vendim është vazhdimësi e një angazhimi që ka lindur nga terreni nga takimet me ju nga dëgjimi i halleve dhe sfidave tuaja”.
“Unë e di mirë se çfarë i shqetëson qytetarët e Malishevës. E di se ku mungon ende infrastruktura, se ku ka nevojë për më shumë investim, për më shumë ndihmë, për më shumë vëmendje. Por më e rëndësishmja, jo vetëm që i njoh këto sfida, por kam edhe zgjidhje për to. Jo premtime në letër, por projekte konkrete që veçse i kemi nisur dhe të tjera që janë gati për t’u realizuar”, theksoi ai.
“Në ditët në vijim, do të paraqes para jush programin dhe planin tim për katër vitet e ardhshme. Është një program që bazohet në punë konkrete dhe në nevojat që ju vetë i keni shprehur. Një vizion i qartë për një Malishevë që ecën përpara dhe nuk ndalet”.
Konjufca merr mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për aspir...
Enrique paralajmëron para ndeshjes me Chelsean: Motivimi i t...
Ndalohen dy persona në Mitrovicë të Veriut, nën dyshim për d...
Tifozët e Galatasarayt i kushtojnë koreografi Osimhenit, nig...
KFOR dhe personeli mjekësor në Obiliq, me trajnim për shpëti...
Mbrojtësi i Barçës me shqetësime muskulore, në dyshim për nd...