Një aeroplan pasagjerësh i tipit Airbus është detyruar të bëjë një ulje emergjente pasi pësoi dëmtime të konsiderueshme nga një përplasje me zog gjatë ngritjes nga një aeroport spanjoll.
Fluturimi IB579 i kompanisë Iberia, i cili ishte planifikuar të nisej nga Madrid drejt Parisit pasditen e së martës, u kthye në Aeroportin Adolfo Suárez Madrid-Barajas menjëherë pas ngritjes, pasi goditi një zog të madh.
Pamjet e publikuara nga aeroporti tregojnë dëmtime të rënda në hundën e avionit, ku një pjesë e madhe e materialit mbrojtës në pjesën e përparme është shkëputur plotësisht, raportoi Daily Mail.
Sipas të dhënave të FlightRadar, avioni bëri një qark të shkurtër mbi qytetin e Madridit përpara se të ulej, rreth një orë pas ngritjes.
SHBA dhe Prokuroria e Prizrenit diskutojnë krimet ekonomike
Shqipe Selimi ndër më të votuarat në VV
Kurti zhvilloi takim me kancelarin e Austrisë – flasin...
34-vjeçari i zhdukur në Tiranë, policia dyshon për vrasje
FSK dhe Garda e Ajovës thellojnë bashkëpunimin strategjik
Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës, thekson partneritetin m...