Deri më tani 1402 personave u është aprovuar aplikimi për votim me postë për zgjedhjet lokale që do të mbahet më 12 tetor të këtij viti.
Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë shpalosur të dhënat e përgatitjes së procesit zgjedhor, teksa kanë informuar që 569 qytetarëve të tjerë për votim me postë u janë refuzuar aplikimet, sipas të dhënave deri më sot.
Sipas raportit informues, është duke u zhvilluar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës dhe që nga fillimi i saj më 28 qershor dhe deri më 4 gusht 2025, janë pranuar 1,500 kërkesa, prej të cilave 1,409 janë aprovuar, ndërkaq 91 të tjera janë refuzuar për shkak se nuk kanë bashkangjitur fotografinë e tyre duke mbajtur në dorë dokumentin identifikues.
Nëna Rukë tregon se si ju “flet” djemve të saj dëshmorë: “O ...
Kurti priti në takim komisionerin Kamp, flasin për zhvillime...
Osmani: Epopeja e Dukagjinit – kujtesë dhe testament i sakri...
Aksion i gjerë pastrimi për sezonin turistik në Pogradec, Ra...
Gjysmëhëna e Kuqe: 82,000 objekte civile të goditura në Iran
Haxhiu: 24 marsi 1999 ndryshoi rrjedhën e historisë së Kosov...