Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Kadri Kryeziu i ka kërkuar debat ish-kryetarit të kësaj gjykate, Enver Hasani.
Kryeziu kishte lëshuar një varg akuzash ndaj Enver Hasanit duke e konsideruar se person që “ka deformuar Kushtetutën”.
Madje, e ka akuzuar se “ka pasur ambicie personale që të bëhet president”.
Këtyre akuzave, i reagoi Enver Hasani i cili në një prononcim për Reporteri.net tha se i përgjigjet Kryeziut “kur të është në gjendje atë që ka shkruar ta thotë me gojë mund t’i përgjigjet”.
Pas këstij deklarimi të Hasanit ka reaguar Kryeziu i cili i ka bërë ftesë të debatojnë kur të dëshiron.
“I trembur nga madhështia e Babës që rrezaton kudo e i bën hije kujtdo, vogëlsia ime, prej një juristi të parëndësishëm komunal, e preferon që këtë riprodhim mundësisht ta bëjmë me sllajde, e jo me gojë”, ka shkruar Kryeziu.
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...