Deputeti i Kuvendi të Kosovës, Adem Hoxha, gruaja dhe vajza e tij janë sulmuar të premten nga një burrë në fshatin Zlipotok të Dragashit.
Në lidhje me këtë ngjarje në Klan Kosova ka folur deputeti Hoxha, ku tha se disa herë ka pasur probleme me personin që i ka sulmuar.
“Ne e kemi lajmëruar në polici dhe gjykata një herë e ka dënuar me para. Mbase gjykata dhe policia nuk kanë reaguar më së miri në gjithë këto vite. Faleminderit që erdhët dhe të themi që nuk guxojnë të ndodhin sulme, aq më pak kur je me familje dhe pa arsye”.
“Nuk e di cilat janë motivet e tij, unë e di vetëm për ëndrrat e parealizuara që ai të jetë në politikë, sepse ai pas partisë sonë ka provuar me parti të tjera, ato boshnjake që të na mund në zgjedhje”, tha Hoxha.
Ndërsa policia ka bërë të ditur se i dyshuari për sulm ndaj deputetit Hoxha dhe familjes së tij është arrestuar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje është përleshur me viktimat një mashkull dhe dy femra. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, tha policia.
Lexo edhe:
Policia konfirmon sulmin ndaj deputetit Hoxha, motivi ende i panjohur
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...