Avokati Gent Gjini ka reaguar ashpër pas largimit nga puna të klientit të tij, Agim Pllashniku, duke e cilësuar këtë veprim si një hakmarrje të drejtpërdrejtë pas dorëzimit të kallëzimit penal ndaj deputetes Fitore Pacolli.
Sipas avokatit Gjini, Pllashniku është pushuar nga puna pa asnjë paralajmërim, pa asnjë shkelje të evidentuar dhe pa asnjë bazë ligjore.
Ai thotë se vendimi është marrë nga drejtori i Ndërmarrjes Publike “Ibër-Lepenc”, Faruk Mujka, vetëm pak orë pas dorëzimit të kallëzimit penal, ku edhe ka publikuar vendimin.
“Skandal si në Korenë e Veriut! I ndërpritet marrëdhënia e punës Agim Pllashnikut pikërisht pas dorëzimit të kallëzimit penal ndaj Fitore Pacollit dhe skandaleve që ajo është përfshirë. Si është e mundur, dhe pse pikërisht tani, pa paralajmërim, pa vërejtje dhe pa bazë?”, ka shkruar Gjini në një reagim në rrjete sociale.
Ai ka paralajmëruar se do të dorëzojë një kallëzim të ri penal, kësaj here ndaj drejtorit Mujka, për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe shkelje të të drejtave themelore të punësimit.
Avokati e cilëson këtë zhvillim si një goditje të rëndë ndaj demokracisë dhe lirisë së shprehjes në vend, duke deklaruar se “në këtë shtet po mbizotëron diktatura”.
Moti sot i vranët dhe intervale me diell, temperaturat arrij...
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës