Kaçaniku ishte tronditur më 1 prill të këtij viti pas vrasjes së policit Muhamet Lika, vrasje kjo që ndodhi te shkallët e banesës së tij.
Më 21 prill, Policia e Kosovës pas një aksioni të gjerë në Kaçanik pati arrestuar shtatë persona, ku i dyshuari kryesor për vrasjen e policit Lika është Rejhan Bela.
Emisioni dokumentar “MAT”, ka mësuar se i dyshuari Bela në polici ka deklaruar se nuk shoqërohet me askënd përveç familjarëve të tij, teksa e mohoi kategorikisht se e ka kryer vrasjen,
“Këtë [vrasjen e policit Lika] e kam parë në rrjete sociale. Më datë 30.03.2025 më kujtohet se më kanë ndaluar dy policë te Kalaja në Kaçanik, njëri nga ta ka qenë Adhurimi dhe fillimisht jemi përshëndetur sepse njihemi qysh moti, pastaj më tha ‘hajde deri këtu, a i ke kryer lëndët në polici?’”.
“Uni i thashë se qysh e di i kam kryer, ai më tha se ta kam parë emrin tënd në polici, të kam parë dje duke u shëtitur, por nuk të ndala, por tash pasi me kalove këndej, të pashë, të ndala”.
“Në një moment ai e ka kthyer kokën, i thirri edhe dy kolegë, unë jam larguar dhe kam ikur nga aty. Gjatë asaj kohe më ka rëndë telefoni të cilin e kam pasur në xhep. Telefonin e ka kërkuar babai im në stacion, mirëpo policia nuk ia ka dhënë, pasi I kanë thënë se duhet të jetë prezent edhe djali. Prej asaj dite nuk kam lëvizur nga shtëpia deri më 20.04.2025 ku kam shkuar në Klinë te miqtë e vëllait tim”, ka deklaruar Bela në polici, njofton klankosova.
Tutje, ai tha se që nga 30 marsi i vitit 2025, ditën kur ka ikur nga policia, nuk ka dalë askund përtej shtëpisë.
“Prej datës 30 mars 2025 kur kam ikur nga policia, nuk kam dalur me askënd. Jo, nuk kam marrë pjesë në vrasjen e policit Muhamet Lika”, tha ai.
Se nuk është fajtor pohon edhe nëna e Belës, e cila tha se djali i saj atë ditë ka qenë në shtëpi duke fjetur,
“Të çohen e të ma marrin pa faj, nuk e lejoj këta. Djali im ka qenë në shtëpi, fjet me mua. Më 1 prill ka qenë fjet, 24 orë në shtëpi me mua. Unë nuk e duroj askënd të m’i marr fëmijët pa faj”, tha ajo.
Formimi i Qeverisë dhe konstituimi i Kuvendit parakusht për ...
85 aksidente trafiku e mbi 2 mijë gjoba të shqiptuara gjatë ...
Kurti: Rezultati zgjedhor është i qartë, pengesat për formim...
Policia jep detaje për zjarrin në Prizren, ku humbi jetën nj...
Kurti viziton Postën e Kosovës: Në Kosovë 166 zyra prej të c...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Dragash, policia po heto...