Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka njoftuar se Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Christopher Landau, e ka informuar zyrtarisht se Kompakt i MCC për Kosovën do të vazhdojë.
Për këtë ka ardhur edhe reagimi nga ana e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.
Sipas Kurtit vazhdimi i Programit Kompakt të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) për Kosovën nga administrata e Presidentit Donald Trump është jashtëzakonisht i rëndësishëm për vendin tonë.
“Edhe më shumë të lumtur dhe krenarë na bën fakti që Republika jonë është një ndër shtetet e pakta për të cilat financimi i programeve të MCC-së do të vazhdojë”, shkroii Kurti.
Ai ka publikuar edhe disa fotografi nga ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes për hyrjen në fuqi të Programit Kompakt, e cila u mbajt më 30 prill 2024.
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit
Abdixhiku i prerë me Kurtin: A doni marrëveshje politike me ...
Vuçiq njofton tubim të madh pro-qeveritar në Beograd për Vid...
Ushtarët e KFOR-it realizojnë stërvitje për evakuim me helik...