Rey Manaj transferohet tek Sharjah FC në Emiratet e Bashkuara Arabe

15:28 | 30 Korrik 2025
D.H

Sulmuesi shqiptar, Rey Manaj është zyrtarizuar tashmë si lojtar i ri i klubit Sharjah FC nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Manaj ka ndryshuar kampionat, duke lënë Superligën e Turqisë, pas dy vitesh të kaluara me Sivassporin.

Sulmuesi lushnjar ka befasuar të gjithë duke zgjedhur transferimin në Emiratet e Bashkuara Arabe te skuadra e Sharjah FC për 2 milionë euro.

“Me një kontratë për dy sezone, sulmuesi shqiptar i bashkohet radhëve të Al-Sharjah. Vjen nga Sivasspor i Turqisë…për të vazhduar karrierën e tij si golashënues me fanellën e Sharjah”

“Tifozët e Al-Sharjah…mirëpresin me ne yllin e ri”, thuhet në njoftimin e klubit arab.

Te Sivasspori, Manaj pati një kohë shumë të mirë, pasi për dy sezone zhvilloi 63 ndeshje, duke shënuar 34 gola dhe duke dhuruar 8 asistime.

Shpërndaje në rrjete sociale