Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka publikuar një mesazh që thotë se ia kishte dërguar tetë vite më parë Alban Krasniqi, bashkëshorti i Ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiut, shkruan Reporteri.net.
Në mesazhin e publikuar shkruan “Të fala krimineleve oj plastikë. Krejt krimet keni me i pagu deri ne fund. Gjakun e shkelun, perdhunimin e ketij populli qe ja keni ba qe 18 vjet ka me ju kthy me te njejten monedhe. Ate qe e kan ba paramilitaret ne drenice e kosove e keni ba ju ne Kosove. Andaj po friksohuni nga drejtesia qe ka me ju shtyp si gjakpires qe jeni. Kriminele”.
Kodra-Deliu i është drejtuar Ministres Haxhiu pasi ajo i doli në mbrojtje deputetes së VV’së, Fitore Pacollit, e cila është bërë kryetemë për zhvatjen e parasë publike, duke thënë se po sulmohet.
“Sot, rastësisht, Facebook më kujtoi sulmin seksist që më është bërë nga bashkëshorti juaj, pikërisht më 28 korrik, para 8 vitesh. Për fat të keq, kjo ngjarje nuk ka marrë kurrë trajtimin e duhur institucional.
Ndërsa kritikat ndaj Fitore Pacollit janë për korrupsionin kronik që e ka kapluar vendin nga pushteti i juaj. Askush nuk po e sulmon Fitoren për shkak te gjinisë së saj, por për dyshimet e bazuara për keqpërdorim. Kaq e thjesht është kjo punë”, ka shkruar Deliu-Kodra./Arbresh.info/
Presidentja Osmani viziton Qendrën Nacionale të Xhudos në Pe...
Gjykata Kushtetuese: Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda 34 ...
E trishtë: Vajza binjake 3-vjeçare mbijetoi nga aksidenti ku...
Lëshohet urdhër arrest për aktoren e famshme turke, Hande Er...
“Do bëjmë gjithçka për të arritur Botërorin”, kapiteni i Shq...
Konjufca takon diplomaten nga Holanda, MPJD thotë se u riafi...