Bilall Sherifi, Sekretar i Përgjithshëm i NISMA-s, në një intervistë në emisionin Five në RTV Dukagjini, ka folur lidhur me bisedimet mes kreut të partisë së tij, Fatmir Limaj, dhe kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Ai ka thënë se në bisedimet me Albin Kurtin kanë arritur ujdi në fillim të negociatave.
“Unë mendoj që ujdia është arritur në fillim: Kryetar Kuvendi – Fatmir Limaj, Kryeministër – Albin Kurti”, ka deklaruar ai.
Sherifi ka shtuar se problemet kanë lindur pas arritjes së ujdisë.
“Nga momenti kur u pa që nuk ka arritur të sigurojë 61 vota për qeveri, dhe meqë nuk ka arritur t’i sigurojë ato, le të themi se procesi është bllokuar në zgjedhjen e kryetarit. Pra, sepse ishte i vetëdijshëm që nëse e nxjerr Fatmir Limajn, ai do të merrte vota dhe do të fillonin të rridhnin afatet kushtetuese. Kanë përdorur këtë veprim taktik, teknik – sido që ta quajmë – kur e kanë nxjerrë Albulenën, sërish të vetëdijshëm që nuk do ta votojë opozita”, ka thënë ai.
Gruda shpjegon vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Afati 30-dit...
Slot afër shkarkimit, Alonso gati të marrë ‘timonin’ e Liver...
Pas eliminimit nga BBVA, Stenaldo takohet me Gimbon
Osmani: Ftoj deputetët që nesër të caktojnë seancën e re
Gjermania drejt kufizimit të pijeve energjike për të miturit
Kosovari arrestohet nga policia zvicerane, kërcënoi me vdekj...