Është gjetur trupi i pajetë i shtetasit portugez A. G., 57 vjeç, i cili ishte raportuar i zhdukur një ditë më parë në Sarandë.
Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Policisë Kufitare bënë të mundur lokalizimin dhe nxjerrjen e trupit nga deti, në një zonë pranë vendit ku i ndjeri ishte parë për herë të fundit.
Trupi do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, me qëllim përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes. Dyshimet e para janë se vdekja ka ardhur si pasojë e mbytjes në det.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.
Gruda shpjegon vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Afati 30-dit...
Slot afër shkarkimit, Alonso gati të marrë ‘timonin’ e Liver...
Pas eliminimit nga BBVA, Stenaldo takohet me Gimbon
Osmani: Ftoj deputetët që nesër të caktojnë seancën e re
Gjermania drejt kufizimit të pijeve energjike për të miturit
Kosovari arrestohet nga policia zvicerane, kërcënoi me vdekj...