Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, gjatë ditës së diel ka vizituar familjen e ish-presidentit, Hashim Thaçit, në Burojë.
Me anë të një postimi në Facebook, Gucati thotë se u takua me nënën e Thaçit, nënën Hyrë, me të cilën thotë se pati një bisedë frymëzuese.
Gucati thotë se nëna Hyrë ndihet krenare për djalin e saj dhe shokët e tij, ku sipas tij po mbahen padrejtësisht në Hagë.
“Në Burojë, në shtëpinë e nënës Hyre, nënës që rriti me përkushtim e dashuri Hashim Thaçin, njërin nga bijtë më të denjë të Kosovës. Një grua e urtë, e fortë dhe e përkushtuar, që mbetet simbol i nënës shqiptare që lind dhe rrit heronj për atdheun. Biseda me të ishte kënaqësi dhe frymëzim. Ndihej krenare për Hashimin dhe shokët e tij, edhe pse po mbahen padrejtësisht në Hagë”, ka shkruar Gucati.
Plagosja e 30-vjeçarit në Lezhë, policia jep detajet: U qëll...
Tragjike në Rahovec, vdes një person pasi pëson lëndime fata...
Zhduket një vajzë në Gjilan
Therja me thikë në Fushë Kosovë, policia jep detaje
Aksident në Shakovicë të Podujevës, lëndohen katër persona
E papritur: Bëhen bashkë Limi dhe Edi