Numri i cigareve të kontrabanduara në Zvicër është në rritje.
Në total prej 300 milionë cigaresh hynë në tregun zviceran vitin e kaluar, një rritje prej 50 përqind krahasuar me vitin 2020, raporton gazeta zvicerane Blick, transmeton Arbresh.info.
Sipas kësaj gazete shumica e cigareve të importuara ilegalisht në Zvicër vijnë nga Kosova (80 milionë), Serbia (20 milionë) dhe Portugalia (10 milionë).
Markat më të njohura të kontrabanduara janë Marlboro, Winston, Davidoff dhe Camel.

Ndërkohë që shitjet legale të cigareve në Zvicër kanë rënë nga 9 miliardë në 7.5 miliardë, thuhet se tregu i paligjshëm është rritur me 50 për qind gjatë katër viteve të fundit.
Kjo i ka sjellur një dëm financiar shtetin zviceran prej 76 milionë frangash.
Shefi i gjigantit të naftës: Nëse lufta zgjat më shumë se gj...
Vazhdojnë tensionet në protestën e opozitës shqiptare, digje...
Roma fiton ndaj Lecces, mban gjallë shpresat për Ligë të Kam...
Kosova shënon fitore ndaj Bosnjës, por e pamjaftueshme për t...
Artan Grubit i vazhdohet masa e arrestit shtëpiak
Ra nga Ura e Moglicës, nesër i jepet lamtumira e fundit 67-v...