Në kuadër të shënimit të 14-vjetorit të rënies së Heroit të Kosovës, Enver Zymeri, si dhe Ditës Memoriale të zyrtarëve policorë që ranë në krye të detyrës, është organizuar një aktivitet simbolik çiklizmi.
Marshimi përkujtimor, me një gjatësi prej 35 kilometrash, ka kaluar në disa nga vendet më të rëndësishme të historisë së heroizmit, përfshirë edhe vendin e rënies së heroit Zymeri.
“Gjatë marshutës, çiklistët janë ndalur për të bërë homazhe pranë Lapidarit në vendin e rënies së Heroit Enver Zymeri në Varagë të Zubin Potokut,” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Ky aktivitet u organizua për të nderuar jetën dhe sakrificën e 24 zyrtarëve policorë që dhanë jetën në krye të detyrës. Pjesëmarrësit shprehën mirënjohje dhe përulësi për kontributin e këtyre heronjve të rendit dhe sigurisë publike./Arbresh.info
Hamza prezanton slloganin e PDK-së, “Bashkë. Përpara”
Aksident me fatalitet në Shkodër, shoferi slloven godet për ...
Policia e Kosovës përmbyll fushatën “16 Ditët e Aktivizmit” ...
Limaj mirëpret lirimin me kusht të Isni Kilajt: Lajmet e mir...
Benita me gjuhë kërcënuese ndaj Elijonës: E mbys krejt, e ka...
Konfirmohet meçi i jashtëzakonshëm mes Mike Tyson dhe Floyd ...