Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngrehur aktakuzë ndaj E.C. për grabitje.
Në aktakuzë thuhet se më 6 tetor 2024 në Rr.”Sabedin Shehu” në Gjakovë i pandehuri ia kishte grabitur çantën një gruaje duke e përplasur më pas atë për një shtyllë betoni, prej çka ajo ishte alivanosur.
“… natën kritike rreth orës 17:57 min, gjersa e njëjta ishte duke lëvizur tek vendi i quajtur tuneli i banesës tek Parku i Lirisë, ku në dorë mbante një torbë në te cilën kishte telefonin IPHONE 6, 6 Euro para të imta, kartelën mjekësore, cigaret dhe letërnjoftimin, i pandehuri E.C., së bashku me N.N personat ia kapin torbën nga dora duke ia ngrehë me forcë dhe gjatë tërheqjes së torbës e përplasin të dëmtuarën për një shtyllë betoni e cila bie në tokë ku humbë vetëdijen, me ç ‘rast të dëmtuarës i shkaktojnë lëndime të rënda trupore, të përshkruara si në ekspertizën mjeko ligjore”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...