Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Policia e Kosovës kanë realizuar një trajnim të përbashkët, për të përgatitur shkathtësitë profesionale në fushën e këmbësorisë, si në aspektin teorik, ashtu edhe praktik.
“Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar trajnimin Taktikat me Njësi të Vogla ( TTNJV), që është realizuar nga instruktorët e FSK-së dhe me pjesëmarrjen e 4 pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Gjatë këtij trajnimi intensiv dhe sfidues, pjesëmarrësit janë trajnuar dhe përgatitur me shkathtësi profesionale në fushën e këmbësorisë, si në aspektin teorik, ashtu edhe praktik”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Bashkëpunimi ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës forcon kapacitetet ndërinstitucionale në funksion të sigurisë dhe stabilitetit të vendit./Arbresh.info/
Detaje nga vrasja në Lezhë, gjenden veshjet e përdorura nga ...
Belgjikë, rreth 17 mijë fëmijë kanë prindër të burgosur
Realizohen 46 inspektime, ndalohet puna në 17 vendpunishte t...
Rregulli i ri pritet t’i ‘sakatojë’ futbollistët që mbulojnë...
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për pe...
Reuters: Kosova në kulm të krizës politike