Malisheva ka bërë të ditur se mbrojtësi Arbër Prekazi nuk do të jetë më pjesë e këtij klubi.
Lajmi është bërë i ditur nga klubi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
“Arbër Prekazi sot përmbyll një epokë të lavdishme me klubin tonë – dy vite të mbushura me emocione, kontribut dhe mirënjohje të ndërsjellë.”
“Gjatë qëndrimit te FC Malisheva, Preki (siç njihet nga të gjithë) dha një kontribut historik për fanellën, për klubin dhe tregoi respekt të madh për tifozët dhe qytetin. Përveç performancës në fushë, me përvojën dhe sjelljen shembullore, ai ndikoi thellësisht edhe në grup, veçanërisht te futbollistët e rinj, të cilët i mbështeti dhe inkurajoi vazhdimisht.”
“Arbëri ka zgjedhur të nisë një aventurë të re, dhe ne i urojmë shëndet dhe shumë suksese në çdo hap.”
“Përzemërsisht mirënjohës dhe falënderues që ishe pjesë e historisë sonë – aty do të mbetet emri yt përherë, i shkruar me shkronja të arta, kampion”, thuhet në njoftimin e klubit të Malishevës.
Prekazi iu bashkua këtij klubi në verën e vitit 2023./Arbresh.info
Selin shkon në Istog, pozon bashkë me vjehrrën
Gramos Hashani zgjidhet kryeshef ekzekutiv i KEK-ut
Haziri për takimin Abdixhiku – Osmani: Ka pajtim për të garu...
Trepça bindshëm më e mirë se Peja pas pjesës së parë
Raportohet se janë takuar Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani
Çmimet e naftës arrijnë nivelin më të lartë që nga viti 2022