Një shtëpi është përfshirë nga zjarri sot në fshatin Hodonoc të Kamenicës.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Ismet Hashani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit.
Hashani tha se përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar.
“Rasti ka ndodh në orët e pas ditës së sotme. Në vend të ngjarjes menjëherë ka në dalë njësitet e policisë së Kosovës dhe zjarrfikësit”, tha Hashai.
“Zjarri është lokalizuar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Ekspertët e zjarrfikësve do ta japin një raport se si ka ardhë deri te zjarri. Fatmirësisht persona të lënduar nuk ka pas”, ka thënë Hashani./Arbresh.info
Bayerni do t’u thotë lamtumirë tre lojtarëve para ndes...
Sulm në një postë në Pakistan, vriten 8 persona dhe plagosen...
Shqipëria i bashkohet qendrës së ekselencës së NATO-s për mb...
Nura: Lushtaku nuk është ftuar për intervistim, në momentin ...
Nis takimi mes Kurtit dhe Marta Kos në Prishtinë
Ndërron jetë zyrtari i Policisë së Kosovës, Sheqir Ferizi