Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetiq, ka goditur ashpër gjyqtarët e rastit në Hagë. Misetiq ka thënë se gjyqtarët i kanë ndërruar afatet për paraqitjen e rastit të mbrojtjes. Nga 10 javë sa ishte afati, në 2 javë.
Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetiq ka thënë se ekipet e mbrojtjes kanë marrë përgjigje se do të kenë 10 javë kohë pasi të jepet vendimi, duke mos llogaritur pushimin e verës.
“Trupi gjykues ka ndryshuar qëndrimin e tij, na ka dhënë tjetër parashtrim, që trupi gjykues që përcaktoi afatet për aspektet e provave të mbrojtjes duke përfshirë edhe ofrimin e dëshmitarëve dhe listës së provave materiale. Ka vendosur edhe konferencën për përgatitjen e mbrojtjes. Me datë 23 qershor ZPS është përgjigjur duke kundërshtuar ndryshimin. Një prej arsyeve që kemi kundërshtuar, është se mbrojtja duhet të ketë mundësinë e barabartë të dëgjohet. Më 2 korrik trupi gjykues rrëzoi kërkesën tonë për ndryshim të afateve, në përjashtim të datës për konferencës për përgatitjen e mbrojtjes. Trupi gjykues vendosi për disa afate të kërkuara nga ZPS pa dëgjuar parashtrimet e mbrojtjes. Sipas këtij urdhri, mbrojtja e Thaçit, duke qenë se është i akuzuari i parë, është urdhëruar që të paraqesë provat e veta nga 25 gushti 2025, trupi gjykues ka reduktuar kohën në dispozicion të mbrojtjes, me 10 javë siç ishte planifikuar, dhe në vend të 15 tetorit, ka vendosur që çështja të fillojë më 25 gusht. Dhe ndërkohë e gjithë kjo është bërë pa asnjë lloj njoftimi nga shkurti deri në qershor, duke mos marrë fare parasysh vështirësitë që ka mbrojtja për përmbushjen e afateve. Parashtrimi ynë është që nuk na keni dëgjuar, por mbrojtja i ka kërkuar konkretisht se çka mendon. Shprehimisht trupi gjykues ka thënë se kjo është e pranueshme. Të akuzuarit kanë të drejtë të kundërpërgjigjen në pranimin e gjerë për 10 javë, çka takon ky afat kohor do të jetë nga 10 tetori, duke përfshirë edhe afatet për kërkesa sipas rregullës 107”, ka theksuar avokati.
Avokati e pyeti gjykatën se kur e kanë trajtuar Prokurorinë njëjtë si avokatët, duke mos u dhënë kohë të përgatiten.
“Trupi gjykues e ka ulur kohën për përgatitjen e mbrojtjes nga 10 javë në 2 javë, dhe kjo ka krijuar barrë të shtuar e vështirësi për ekipin tim që po punon 12 orë në ditë. Ne nuk jemi në dijeni nëse trupi gjykues e ka trajtuar ZPS-në në një mënyrë të tillë që ka vendosur afate pa i dhënë ZPS-së mundësinë të dëgjohet. Këto janë afate që kanë krijuar shumë vështirësi për përgatitjen e mbrojtjes. Ne kërkojmë të na jepet mundësia të shpjegohet pse nuk na është dhënë e drejta jonë për këto afate”, ka theksuar Misetiq./rtk
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...