Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka akuzuar ministrin në detyrë të financave, Hekuran Murati për shkelje të vazhdueshme penale që nga 27 marsi, ditën kur janë certifikuar zgjedhjet e 9 shkurtit.
Përmes një postimi në Facebook, Bajrami u shpreh se Murati së bashku me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin sipas saj jo vetëm që kanë vepruar jashtëligjshëm, por kanë bërë joligjore e jokushtetuese edhe institucionet e tjera të vendit.
“Dogana e Kosovës si institucioni kryesor për mbledhjen e të hyrave buxhetore sot drejtohet nga një person i emëruar në mënyrë tërësisht joligjore dhe jokushtetuese. Prokuroria Speciale duhet të reagojë menjëherë për të mbrojtur rendin kushtetues dhe ligjshmërinë në vend”, ka shkruar Bajrami./Arbresh.info
Hajnat bëjnë kërdi në Prizren, në dy shtëpi vjedhin stoli ar...
Gjenden mjete të pashpërthyera në Selishtë të Gjilanit
Ndalohet një person i dyshuar që kanosi dëshmitarin bashkëpu...
Brenda një javë katër vrasje në Kosovë
Vrasja e rëndë e dy personave në Majac, policia jep detaje
ShSKUK jep detaje për vdekjen e 73-vjeçares – gjendja e të d...