Një veturë e tipit Audi, e raportuar e vjedhur më 05 korrik 2025 në rrugën “Lekë Dukagjini” në Pejë, është gjetur dhe kthyer te pronari pas një operacioni të përbashkët mes policisë së Pejës dhe asaj të Prishtinës.
Sipas policisë, vetura ishte vjedhur nga bodrumi i një banese, ku brenda saj ndodheshin edhe dy laptopë, tre mullinj kafeje dhe një mjet shpues.
“Pas njё pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, nё bashkёpunim me njёsitet e Stacionit Policor Prishtinё, me datёn 14.07.2025, pёrmes rrugёve operative, ёshtё lokalizuar vetura e cila ishte e parkuar nё rrugën “Flaka e Janarit” nё Prishtinё, e cila ishte e braktisur”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info
Tottenham shkarkon nga detyra trajnerin
Besnik Salihu dënohet me 25 vjet burgim për vrasjen në Dumni...
Kosova dhe Shqipëria synojnë partneritetin doganor, për leht...
“Shok, me siguri nesër përfundon” – mesazhi që Murseli ia dë...
Joao Pedro arrin një rekord historik në Premier League
FSK-së kryen ushtrimin 36 orësh, kadetët zhvilluan trajnim p...