Një 41-vjeçar është arrestuar në Rrogozhinë, nën dyshimin se kishte ndezur zjarr dhe si pasojë u dogjën qindra pemë ulliri, pemë frutore dhe 10 hektarë bimësi, si dhe u rrezikuan banesat përreth.
Sipas hetimeve të policisë, i dyshuari ka qenë duke punuar në oborrin e një banese dhe ka ndezur zjarr aty, për djegien e mbeturinave. Si pasojë e erës së fortë, zjarri është përhapur shpejt duke djegur një sipërfaqe toke me bimësi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit ndër të tjera ka apeluar për qytetarët që të mos shkaktojnë zjarr në asnjë rast, pasi do të përballen me ligjin.
Izraeli nis valë të re sulmesh në Iran
27 vjet pa djemtë dhe bashkëshortin e saj, Ferdonije Qerkezi...
Pas prishjes së ndërtimeve pa leje, Rama: Hapen rrugët për L...
Nëntë anëtarë të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhan...
Haxhiu: Kërkesat për takime me opozitën do të vazhdojnë, sea...
Kurti në Francë, Vuçiq pretendon se kryeministri mund të kër...