Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth ka hyrë në ditën e shtatë, ku Fadromat e IKMT-së, të mbështetura nga forcat e rendit, vazhdojnë shembjen e objekteve.
Deri tani, janë prishur rreth 70 objekte pa leje, dhe aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
Situata në terren mbetet e qetë për momentin, por tensionet janë të pranishme. Para Kishës së Thethit, që është një simbol i zonës, u mblodh “Kuvendi i Burrave”, takim i cili pati si fokus diskutimin mbi aksionin dhe pasojat e tij për banorët e zonës.
Banorët e Thethit janë të shqetësuar për të ardhmen dhe bujtinave të tyre, teksa kërkojnë një zgjidhje nga qeveria për të ndaluar aksionin dhe për të krijuar mundësi për legalizimin e ndërtimit të bujtinave, si pjesë e paketës për zhvillimin e turizmit malor.
Ata kërkojnë më shumë informacion dhe mundësi për të marrë pjesë në këtë iniciativë. Prifti i Thethit ka bërë një thirrje për dialog mes autoriteteve dhe banorëve, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së harmonisë dhe bashkëpunimit për një zgjidhje të qëndrueshme, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.
Po ashtu, Arqipeshkvia Metropolitane e Shkodrës ka dalë në mbështetje të banorëve të zonës, duke u angazhuar për mbrojtjen e mjedisit dhe të drejtat e tyre në këtë proces. Reagimi i kishës ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së natyrës dhe të traditave të Thethit.
Tensionet vazhdojnë të jenë prezente, pasi ndodhin edhe përplasje herë pas here mes banorëve dhe forcave të rendit.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...