Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Shefin e Divizionit për Kosovë pranë Komisionit Evropian, Jiri Plecity.
Takimi u mbajt një ditë pas Nënkomitetit për Tregti, Industri, Dogana dhe Tatime. Ky është nënkomiteti i parë që u zhvillua pas fillimit të largimit gradual të masave. Në bashkëbisedim u shpreh se përkundër mosmbajtjes së nënkomiteteve gjatë kësaj periudhe, nga takimi i djeshëm dukshëm u vërejt se Kosova ka pasur progres substancial në këto fusha.
U diskutua edhe rëndësia e bashkëpunimit mbi prioritetet e projekteve përgjatë procesit të koordinimit të IPA ’25-’27, vlerësim i cili pritet të bëhet në tetor të këtij viti./Arbresh.info



Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin