Pas rreth 48 orë kërkime, është gjetur trupi i pajetë i kapitenit të anijes turistike, Arben Anamali.
Trupi u gjet gjatë ditës së tretë të operacionit të kërkimit, që nisi rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm.
Kapiteni i kthyer në hero, u fut për të shpëtuar dy turistë në liqen dhe u mbyt.
Turistët izraelitë ishin futur për të notuar, por për shkak të rrymave të liqenit, kanë pasur probleme dhe kanë rrezikuar të mbyten, raporton Tch.
Sapo i ka vënë re, Anamali është hedhur në ujë për t’i ndihmuar. Ai ka arritur t’i afrojë dy izraelitët deri tek varka dhe më pas është zhdukur në ujë.
Dyshimet janë se, për shkak të lodhjes, 51-vjeçari ka pësuar komplikacione shëndetësore në ujë dhe është mbytur.
Anamali ishte babai i dy fëmijëve të mitur dhe prej vitit të kaluar ishte emëruar kapiten i anijeve turistike në pronësi të Bashkisë Shkodër.
Fatkeqësisht, ky akt heroik u kthye në një tragjedi për të, për familjen dhe për të gjithë ata që e njohën.
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...
Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci
Rozeta Hajdari tregon pse nuk është propozuar për ministre