Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë që prej fund-qershorit nuk jep shenja zbutjeje.
Sipas parashikimeve të MeteoAlb, kjo e enjte do të jetë sërish nën ndikimin e masave ajrore të thata dhe të nxehta, duke përforcuar më tej kushte të motit përvëlues në gjithë territorin.
Në zonat qendrore dhe të brendshme të vendit, si Tirana, Elbasani, Fieri dhe Berati, temperaturat maksimale pritet të kapin vlera ekstreme, nga 38 deri në 40°C. Këto zona do të përballen me një ndjesi përvëluese që e bën të vështirë çdo aktivitet në ambiente të hapura.
Ndërkohë, bregdeti ofron një freski më të lehtë në orët e para të mëngjesit, ku temperaturat luhaten nga 18 deri në 22°C në qytete si Durrësi, Vlora dhe Saranda. Por gjatë ditës, edhe këto zona do të përjetojnë temperatura të larta që do të arrijnë 35–37°C.
Era pritet të jetë me intensitet të ulët deri mesatar, duke sjellë vetëm një dallgëzim të lehtë në det.
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...