Zyrtarë të lartë të Hamasit kanë njoftuar të mërkurën se janë pajtuar të lirojnë 10 pengje izraelite, si pjesë e përpjekjeve për të arritur një marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës.
Por, sipas tyre, bisedimet mbesin “të vështira” për shkak të “kokëfortësisë së Izraelit”.
Në qendër të diskutimeve janë disa çështje kyçe: lejimi i ndihmave humanitare, tërheqja e forcave izraelite nga Gaza dhe sigurimi i një armëpushimi të përhershëm.
Hamasi e nisi luftën më 7 tetor 2023 me një sulm të përgjakshëm në Izrael, ku u vranë rreth 1.200 persona dhe u morën peng 251 të tjerë. Gjatë armëpushimeve të kaluara janë liruar shumica e pengjeve, ndërsa tani mbeten ende dhjetëra në robëri.
Kjo ministri nuk bën dallim mes civilëve dhe luftëtarëve, por shifrat e saj konsiderohen si më të besueshmet nga Kombet e Bashkuara dhe organizatat ndërkombëtare për viktimat e luftës.
Gjesti në përkrahje të Kombëtarës: U nisëm Kosovë
Abdixhiku: Le të shkojmë në Botëror sonte
Haradinaj, kombëtares së Kosovës: I gjithë kombi me ju sot, ...
Brukseli shpreh keqardhje për anulimin e samitit të Bërdo-Br...
Ministri hungarez reagoi pasi iu publikuar biseda me Lavrovi...
Hargreaves: Shpresoj që Kosova t’i bashkohet Anglisë e Skoci...